Katy Perry rrëfehet për martesën turbulente me Rusell Brand

Katy Perry rrëfehet për martesën turbulente me Rusell Brand

Katy Perry tha se martesa e shpejtë me Rusell Brand ishte e mbushur me mosmarrëveshje dhe rezistencë

Këngëtarja e cila sapo është bërë nënë e vajzës e cila quhet Daisy, me partner Orlando Bloom, tha se lidhja që zgjati 14 muaj me komedianin përmbante shumë presion.

Në intervistë për 60 Minutes Australia, Katy tha “Unë isha në kulmin e sukseti dhe e takova një burrë interesant dhe stimulus. Ishte si një tornado. Të gjitha po ndodhnin përnjëherash. Kishte shumë presion dhe fërkime”.

E pyetur për marrëdhënien e saj me Orlandon, ajo e pranoi që natyrshëm kishin mosmarrëveshje, por “kemi një komunikim të hapur, nuk fshehim nga njëri tjetrit dhe nuk i shtypim gjërat që na shqetësojnë. Ne shpesh dalim në dhomën tjetër për të diskutuar kur nuk pajtohemi. Nëse lidhja jonë zgjat deri në fund, ne do të jemi mësuesit më të mirë të njëri tjetrit.”/Insajderi.com