Katy Perry thotë se burri i saj e filmoi derisa ishte duke lindur

Katy Perry thotë se burri i saj e filmoi derisa ishte duke lindur

I fejuari i Katy Perry, Orlando Bloom, e filmoi atë derisa ishte duke lindur, transmeton Insajderi.

Këtë e zbuloi ylli i popit ndërsa vlerësonte partnerin e saj “mbështetës”.

Këngëtarja e hitit Firework, priti vajzën e saj Daisy Dove, në gusht dhe ajo rrallë ka folur për amësinë, deri më tani.

Në një emision, Katy foli në lidhje me punën dhe si ishte lindja e saj, duke i thënë të gjitha detajet se si aktori i ‘Piratëve të Karaibeve’ e ndimoi atë.

Ajo lindi në një spital në LA dhe fatmirësisht, burri i saj u lejua të ishte i pranishëm në dhomë, edhe pse në kohë pandemie.

“Ai ishte atje dhe ishte aq i mrekullueshëm dhe ashtu si më mbante dorën dhe më shikonte në sy”.

Këngëtarja dhe aktori kanë zgjedhur të mos e ndajnë fytyrën e Daisy me botën dhe e kanë mbajtur pamjen e saj shumë private që nga lindja.

Ai tha në Ellen DeGeneres Show: “Ishte qesharake sepse kur ajo doli për herë të parë, unë isha si,” Oh, jam unë! Është një mini-Katy”. /Insajderi.com