Aktorja Keira Knightley ka treguar që The Beatles janë duke i ndihmuar shumë lidhur me vajzën e saj të vogël e cila është e obsesionuar me grupin legjendar.
Keira është e martuar me James Righton me të cilin ka dy vajza të vogla, Edie (5) dhe Delilah (1).
Delilah është një adhuruese e madhe e The Beatles, gjë që për Keira është mallkim dhe bekim, shkruan Mirror, raporton Insajderi.
Aktorja ka treguar që ajo arrin të mbajë të disponuar vajzën me filma ikonik si A Hard Day’s Night, Help!, Magical Mystery Tour dhe Yelloë Submarine.
“Është bërë obsesive. Ajo i di të katër filmat komplet”, ka thënë Keira. “Unë jam fanse e Beatles, mirëpo këta filma nuk janë aq të mirë.”
Karakteri i preferuar i vajzës së saj është Paul McCartney.
“Paul McCartney është i preferuari i saj. Sa herë del në ekran ajo bërtet me gëzim,” ka përfunduar Keira./Insajderi.com