
Keisi u bë e njohur për publikun shqiptar falë lidhjes së saj me reperin Stresi, por më parë ajo ndiqej nga shumë në rrjetet e saj sociale, që i shfrytëzonte si blogje për të shpalosur përditshmërinë dhe stilin e saj, njofton Insajderi.
Para gati një viti ajo hapi edhe kanalin e saj zyrtar ku publikon shumë video dhe kështu ajo arriti të shkëpusë emrin e saj nga ai i reperit.
Një postimi fundit në llogarinë e saj në Instagram befasoi mjaft shumë ndjekësit e saj kur ajo prezantoi për herë të parë tatuazhin ‘mëngë’ që përfshin gjithë krahun e saj.
“Surprizë”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram. /Insajderi.com
View this post on Instagram