Keith Groeneveld për Adriana Matoshin: “Ti je një bekim nga Zoti”

Keith Groeneveld për Adriana Matoshin: “Ti je një bekim nga Zoti”

Që nga bërja publike e lidhjes me fustbollistin afrikan, Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, njofton Insajderi.

Por kjo vëmendje nuk ka penguar çiftin të shijojnë kohën e tyre së bashku të cilët së fundmi udhëtuan drejt Valbonës, ku i mirëpriti aktorja Arjola Demiri.

“Kaluam shumë bukur bashkë në Valbonë”, shkruan Keith në një postim në Instagram teksa falënderon Arjolën për mirëpritjen. “Shpresojmë ta vizitojmë së shpejti sërish”.

E gjatë ditës së sotme, ky nuk ishte postimi i parë që përfshinte edhe Adrianën. Keith i dedikoi një shkrim të dashurës së tij në Instagram, që është edhe postimi i tij i parë me aktoren.

“Drita ime e diellit”, nis shkrimin futbollistit duke vazhduar, “Ti je ajo që bën të buzëqesh. Ti je ajo që shtyn të jem një version edhe më i mirë i vetes time. Ti je ajo që beson më së shumti në mua. Ti je ajo që dua. Je e mrekullueshme, një person kaq i mirë me një zemër të madhe”

“Vërtet një bekim nga Zoti”, duke përfunduar me fjalë shqipe, “Të dua shumë”. /Insajderi.com