Kejsi Medini flet për lidhjen me Seldi Qalliun

Kejsi Medini flet për lidhjen me Seldi Qalliun

Ka vetëm pak kohë që Kejsi Medini, më në fund doli me një këngë e videoklip së bashku me Seldi Qalliun.  Kishte kohë që e ëndërronte në fakt diçka të tillë, por ja doli që ta realizojë në moshën 18 vjeçare.

Të shumta kanë qenë thashethemet se mes Kejsit dhe Seldit mund të kishte lindur diçka më shumë se thjesht miqësi, por sot tek “Ftesë në Pesë”, Kejsi i sqaroi njëherë e mirë të gjitha.

“Seldin e kam si vëlla, jemi rritur bashkë. Kjo për shkak të lidhjes që ka pasur me babin”. – u shpreh Kejsi, e njohur ndryshe si e bija e këngëtarit Sabian.

Mesa duket çdo foto e video në rrjetet sociale, që ishin shkëndija për dyshimet e të gjithëve, ishin vetëm në kuadër të bashkëpunimit muzikor.