Kejvina Kthella do ua fus frikën për Halloween

Kejvina Kthella do ua fus frikën për Halloween

Edhe pak ditë po afrohemi te festa e Halloween dhe me këtë rast përgatitjet vetëm se kanë filluar. 

Kjo vërehet më së miri tek të famshmit, të cilët çdo vit sjellin kostume e transformime mjaft interesante, teksa me këtë ritëm po vazhdojnë edhe sivjet.

Një gjë të tillë, së fundmi e ka bërë edhe prezantuesja Kejvina Kthella, e cila ka vendosur të shndërrohet në Maleficent, më saktësisht në dukjen e aktores me famë botërore, Angelina Jolie.

Me kostumin kuq e zi, modelja Kthella mori gjithë vëmendjen, e që duket mjaft e ngjashme me aktoren Jolie.

Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj nuk kanë munguar.

Kejvina po vazhdon karrierën e saj prej modeleje jashtë trojeve shqiptare, ku muaj më parë u zhvendos në Itali për të vazhduar jetën dhe karrierën profesionale.

Ajo herë pas here kthehet edhe në Shqipëri, e që së fundmi u bë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

 

View this post on Instagram

 

MALEFICENT 💥

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on