
Big Brother tashmë zyrtarisht po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani.
Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar.
Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.
Në një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se konkurrenti i parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë.
“Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë”, ka shkruar moderatorja.
Nuk dihet së kush është por, nga publikimet e para shihet shumë pak.
“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”, është shkruar n♪7 fotografi.
Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./Insajderi.com