Kemi edhe një këngëtar të ri në “Për’puthen” dhe kënga e parë është një diss për Jasmin Kadriun

Kemi edhe një këngëtar të ri në “Për’puthen” dhe kënga e parë është një diss për Jasmin Kadriun

Lista e këngëtarëve të “Për’puthen” vazhdon dhe më i fundit është Princ Mile. Ai debutoi në muzikë dhe kënga e tij e parë është një diss për konkurrenten, Jasmin Kadriun, njofton Insajderi.

Ai ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. Nisur nga teksti i tij shihet hapur që i drejtohet konkurrentes me të cilën pati një takim.

Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywood-i, bukuri po e me aktrim ta fut ti”, është një pjesë e tekstit.

Më tej vazhdon: “Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika”, këndon ai duke iu referuar takimit me helikopter  dhe interesit të saj romantik, Andi Artanit që jeton mes Amerikës dhe Kosovës.

“Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, dhe e përfundon me “Bye torollake”.

Më poshtë mund të dëgjoni versionin e plotë të publikuar në Youtube. /Insajderi.com