
Ish banorja e Big Brother, Semi Jupaj, e njëkohësisht edhe shoqja më e ngushtë e Bora Zemanit, nuk besonte aspak në dashurinë e Donaldit dhe Beatrix.
Së fundmi ajo ka publikuar një video në TikTok, me të cilën i bëri ndjekësit të dyshojnë se ky veprim mund të jetë i dedikuar për Beatrix.
Semi, shihet duke shijuar këngën e Dafina Zeqirit, duke lënë si mbishkrim “S’ka faj jo”.
Mirëpo pas kësaj ka reaguar edhe Beatrix duke bërë një dedikim emocional për Donaldin, pas thumbit nga shoqja e Bora Zemanit.
“Ti i ha sherret e debatit për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë. Me ty deri në fund”, ka shkruar Ramosaj.
Ndryshe, Donaldi është sonte në nominime për tu larguar nga shtëpia./Insajderi.com