
Shumë njerëz menduan se imazhi, i ndarë fillimisht në Twitter, ishte i vërtetë por modelja shpejt zbuloi të vërtetën.
Në foto shihet modelja tek mban një pankartë ku shkruan “Black Lives Matter” lidhur me protestat aktuale në Amerikë, mirëpo në hijen pas saj nuk shihet edhe hija e asaj pankarte.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejt në reagimin e tyre për faktin se modelja po gënjen dhe ka guximin të editojë një pankartë në duart e saj, njofton Insajderi.
Pavarësisht akuzave, Kendall hyri në llogarinë e saj në Twitter për të sqaruar se kjo fotografi nuk ishte postuar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, dhe as në faqen e saj në Facebook.
“Kjo është e fotoshopuar nga dikush. Nuk e kam postuar unë këtë.” – shkruan ajo.
Sikur ky sqarim nga modelja të mos mjaftonte, përdoruesit e rrjeteve sociale iu përveshën punës për të gjetur foton origjinale dhe patën sukses. Fotoja origjinale paraqet modelen teksa mban diçka tjetër në dorë.