Këndoi këngë shqip në “The Voice of Greece”, këngëtarja ukrainase jep arsyet

Këndoi këngë shqip në “The Voice of Greece”, këngëtarja ukrainase jep arsyet

Në skenën e “The Voice of Greece” u ndez atmosfera nga një këngë shqip, e cila nuk u këndua nga një shqiptare.

Këngëtarja ukrainase, Angelina Statyeva kishte zgjedhur që në këtë konkurs të merrte pjesë me këngën e bukur shqiptare, “Lule Lule”.

Ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë greke dhe ktheu të katërta karriget duke i mahnitur të gjithë.

Sigurisht që shqipja e saj nuk ishte aq e pastër,  Angelina ka treguar arsyen përse zgjodhi këtë këngë për Anabel.al

Këngëtarja është shprehur se pëlqen shumë traditën dhe kulturën ballkanase, përfshirë edhe atë shqiptare, prandaj zgjodhi një këngë shqip, e cila i rezultoi me fat.