Albumi i ri “DAMN” i reperit Kendrik Lamar, po merr kritika të mira nga persona të ndryshëm duke përfshirë edhe nënën e tij, Paula. Ditën e shtunë reperi në profilin e Instagram-it, ndau një fotografi të mesazhit nga nëna e tij.
“O zoti im”, shkroi ajo. “Kjo cd është bombastike! Ti është dashur që mua dhe babanë tënd të na përfshish gjithashtu. Bëj shaka. Ky është albumi më i mirë për mua, nuk flas dokrra. Babai yt thotë se ti dukesh shumë i stresuar në foto të albumit, dhe unë i thash kjo është poenta, ne gjithmonë jemi duke të të stresuar. Që kur ishe një djalë i vogël, ti ke qenë një mendimtar i thellë. Por, siç thua edhe ti, një zezak mund ta bëjë që puna të duket seksi? Djalosh ti mund ta bësh një qen të qeshë.”