Kënga e fundit e Mentor Hazirit vjen si dedikim i ndjerë i figurës femërore shqiptare

Kënga e fundit e Mentor Hazirit vjen si dedikim i ndjerë i figurës femërore shqiptare

Kjo periudhë ka qenë e frytshme në projektet e reja muzikore. Një prej këngëve të tij të fundit nga Mentor Haziri, “Mara” është vlerësuar edhe si kënga më e mirë në “Netët e klipit shqiptar”.

Një tekst i punuar me shumë kujdes, shoqëruar edhe me një klip interesant, “Mara” u publikua me 19 mars, njofton Insajderi.

Siç rrëfeu ai tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, Mara është një emër që atë e ka intriguar prej kohësh. Si fillim, Mara vjen si figurë historike – motra e Skënderbeut mbante këtë emër, një prej figurave femërore më të adhuruara. Por “të priftë e mara” të urojnë të gjithë gegët sapo i takon.

E kështu i gjithë projekti u ndërtua rreth këtij emri, Mara – si teksti, vija melodike e në fund videoklipi.

Haziri takoi kompozitoren Erjona Rushiti, i rrëfeu asaj adhurimin që kishte për këtë emër, dëshirën dhe lindi kënga – një dedikim i ndjerë i emrit dhe figurës femërore shqiptare. /Insajderi.com