Kënga e Mozzik dhe Taynas arrin shifër marramendëse

Kënga e Mozzik dhe Taynas arrin shifër marramendëse

Tayna dhe Mozzik kanë publikuar dje një hit të madh me titullin ‘Edhe ti’.

Përveç hit në Kosovë, kënga që dyshja Tayna dhe Mozzik kanë publikuar saktësisht para 24 orëve, tashmë është një hit edhe në vendet tjera të Evropës.

Sapo është publikuar, videoja e këngës ‘Edhe ti’ është bërë top trend në Gjermani dhe Zvicër.

Videoja ka arritur të marrë 2.5 milionë shikime në vetëm 24 orë dhe mbi 100 mijë pëlqime e mijëra komente.

Në komente vërehet se kanë vërshuar njerëz që shkruajnë në gjuhën gjermane, ndërsa shumica prej tyre komentojnë se si kjo këngë është dedikim i Mozzik për Loredanën.