Kënga e papublikuar e Taynas me Mozzik rrjedhë në internet

Kënga e papublikuar e Taynas me Mozzik rrjedhë në internet

Bashkëpunimi i parë i Mozzik dhe Tayna për këngën “Edhe ti” që u lansua para 10 muajsh ende vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera nga publiku.

Suksesi i këngës dhe videoklipit që numëron shumë se 36 milionë klikime në platformën e Youtube, ishte shtysa që artistët të bashkoheshin sërish për një këngë të re.

E kështu u bë, vetëm se kënga e re ka rrjedhur në internet jo zyrtarisht shumë kohë para se të kishte një datë të saktë lansimi.

Nuk dihen shumë detaje për këngën, duke u nisur nga titulli e deri se si kjo arriti të publikohej në internet.

Po meqenëse kënga ka pak ditë që po qarkullon dhe është pëlqyer shumë në media sociale, dëgjojeni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com