Kënga e re e Anxhelinës arsyeton mungesën e saj 10 vjeçare në muzikë

Kënga e re e Anxhelinës arsyeton mungesën e saj 10 vjeçare në muzikë

E bija e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina debutoi në muzikë para dhjetë vjetësh, e që nga atëherë ajo ka krijuar një prezencë të madhe në rrjete sociale, ani se në industrinë e muzikës e pamë për shumë shkurt, njofton Insajderi.

Në dhjetor të vitit 2010, Anxhelina mori pjesë në “Zhurma Shoë 2010” me këngën “Kopje Pa Kuptim”.

Për një vit të tërë ajo nuk solli një këngë të re deri kur konkurroi në “Top Fest 8” në vitin 2011 me këngën “Kjo Jetë S’mjaftoi”, ku u vlerësua me çmimin “Artisti i ri më i mirë”.

Aso kohe ajo u bë sensacion jo vetëm për performancën dhe këngën, po edhe për fustanin e kuq që kishte veshur.

Që nga fillimi i pandemisë, kur këngëtarja u kthye në Tiranë nga Amerika, ajo ngacmonte fansat se po vinte me një këngë të re, rikthim ky i cili ndodhi tre muaj më parë më këngën “Precious”.

Një muaj më parë, ajo publikoi edhe këngën “No Drama”, e tani së fundmi edhe “Run For”.

Këngët dhe videoklipet e reja të këngëtares, arsyetojnë edhe njëherë mungesën e saj disa vjeçare më muzikë. Gjithë këtë kohë ajo ka shfrytëzuar për të gjetur identitetin e saj në muzikë dhe atë estetikë vizuele që dëshiron të përçojë tek dëgjuesi.

Më poshtë mund të ndiqni këngën dhe videoklipin e ri të këngëtares. /Insajderi.com