
Klea Huta dhe Elgit Doda përveç se partnerë në jetë, ata janë partnerë edhe në profesionet e tyre.
Duke qenë se të dy merren me muzikë dhe janë prindër të një djali, projekt i ri u kushtohet fëmijëve, njofton Insajderi.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka bërë me dije se po krijojnë një këngë me alfabetin e gjuhës shqipe. Kjo këngë pritet të dalë së shpejti, ndërkohë që Klea dhe Elgiti kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një sekuencë të shkurtër.
Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni pak nga kënga e cila është akoma në zhvillim në studio. /Insajderi.com