Kënga e re e Miley Cyrus do të jetë një bashkëpunim me Dua Lipa-n

Kënga e re e Miley Cyrus do të jetë një bashkëpunim me Dua Lipa-n

Miley Cyrus ka treguar që është duke sjellë një këngë të rë, e cila është bashkëpunim me Dua Lipën.

Këngëtarja në një intervistë me radion spanjolle Cadena 100, ka thënë se kënga është “një kombinim i karakteristikave të të dyjave, të cilat po ndërthuren mjaft mirë”.

Miley ka shtuar që është shumë krenare për këtë këngë.

Ajo ka treguar që tashmë një kohë adhuruesit janë duke e lutur që kënga e saj me Duan të publikohet sa më shpejt dhe duket sikur tash ka ardhur koha./Insajderi.com