Kënga e re e Rina Balajt ka titullin “Bad Rosita”, dhe në thelb flet për një vajzë homoseksuale që i shpreh dashurinë mikes së saj e cila nuk ushqen ndjenja të së njëjtës natyrë, njofton Insajderi.
“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj.
Në një pjesë tjetër të tekstit, flet për mënyrën se si shoqja heteroseksuale kërkon që kjo deklaratë dashurie të mos ndikojë në shoqërinë e tyre dhe të vështirësojë raportin e tyre.
“Rosita mos e ndrro gjendjen mos e bo ma të vështirë, e di nuk jom per ty të kom shoqe ma të mirë mos e bo të vështirë”.
Në fakt, kjo është një temë që nuk kemi rastisur ta shohim në muzikën e artistëve tanë, mirëpo na kujton këngën “Ti Amo” të Rihanna-s e lansuar në vitin 2010.
Narrativa e Rihanna-s tek te “Te Amo” bazohet në një marrëdhënie që këngëtarja ka me një shoqe të ngushtë femër. Shoqja në fjalë vendos që ajo dëshiron të ketë një marrëdhënie romantike me këngëtaren.
Sidoqoftë, vetë Rihanna nuk e ndien të njëjtën gjë. Kështu që ajo përballet me një dilemë gjatë gjithë kohës, por që nuk vë në dyshim seksualitetin e saj, mirëpo ngre pikëpyetje rreth sjelljes së mikes së saj.
Titulli “Te Amo”, është spanjisht për “Të dua” dhe kjo frazë është thënë nga të dyja si Rihanna dhe shoqja e saj gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, ato po e përdorin atë në dy kontekste të ndryshme: Rihanna si mike, ndërsa mikja e saj si diçka romantike. /Insajderi.com