
Të mërkurën është publikuar kënga për bamirësi e paralajmëruar nga Simon Cowell, për të cilën kanë punuar artistë të njohur botërorë.
Kënga ka për qëllim të mbledhë fonde për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e ndërtesës “Grenfell” në Londër.
Çdo blerje e këngës kontribuon në fondet bamirëse.
Shumë këngëtarë të famshëm, në mesin e tyre edhe Rita Ora, ofruan zërin e tyre për ribërjen e kënës “Bridge Over Troubled Water” (Urë mbi ujëra të trazuar) të vitit 1970, të kënduar në origjinale nga Elvis Prestley.
Të tjerë që bënë pjesë në realizimin e këngës janë Robbie Williams, Leona Lewis, Jessie J. dhe ish-anëtarët e “One Direction”, Liam Payne dhe Louis Tomlinson.
Kënga është e disponueshme për t’u shkarkuar tani, ndërkohë që pranohen edhe donacione të tjera.
Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu ndërtesën “Grenfell” ka shkuar në 79. /Insajderi.com