Me shumë gjasë nuk keni dëgjuar për reperin Big Kik, kjo për arsye se ai është i ri në industrinë e muzikës.
Ai ka publikuar disa këngë muajt e fundit, madje para dhjetë muajsh ka bashkëpunuar edhe me Matolale, njofton Insajderi.
Kënga e tij e fundit është “Hip Hop”, dhe teksti i këngës nuk trajton atë që zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë nga reperët vendorë e ndërkombëtarë – femra, seks, drogë, makina e stil të shtrenjtë jete.
“Hip Hop”, përmend diçka tjetër; flet për pasiguritë, vetë-besimin dhe imazhin personal trupor.
Në këngë përmend se ai ndoshta nuk do të mund të jetë kurrë i famshëm, sepse nuk ka vetë-besimin e mjaftueshëm.
Për më tepër, ai përmend edhe faktin që është mbipeshë, si një faktor i fortë në vetë-vlerësimin e tij.
“Arsyeja që jam fat ( i shëndoshë) është dhe ajo që më pengon, një artist që është obez kush nuk e paragjykon,” thotë ai në një nga rreshtat e këngës.
Reperi madje thekson edhe influencën që këta reperë kanë tek të rinjtë dhe adhuruesit e tyre. Përshkrimi i ‘shtirur’ i jetës së shthurur në këngët rep e hip-hop, po krijon një model të pashëndetshëm, që shumë të rinj ndjekin – përfshirë edhe atë.
“Jom 17 vjec, and I be smoking (dhe po tymos) dit për dit, se nuk kisha asi idhull me më thon që o gabim. Se nuk kisha asi shembull për me ndjek vetëm repera dhe e vetmja gjë që di në jetë janë droga edhe femrat”.
Janë bërë një javë që nga lansimi i këngës së realizuar me videoklip, dhe deri më tani reperi i ri ka marrë kritika shumë të mira. Kënga numëron gati 140 mijë klikime dhe gati 7 mijë pëlqime – kënga ka vetëm 174 mospëlqime sa për krahasim. /Insajderi.com