Kënga që i dedikoi Mevlani është e vjedhur? Ledjana e zbulon publikisht

Kënga që i dedikoi Mevlani është e vjedhur? Ledjana e zbulon publikisht

Ish-konkurentët e emisionit ” Për’puthen” Mavlan Shaba dhe Ledjana Prenga nuk janë më bashkë, por nuk iu ndahet shpirti nga njëri tjetri.

Lajmin për ndarjen e konfirmoi ish – konkurenti në puntatën e fundit të sezonit të “Për’puthen”, por ende vazhdojnë me thumba.

Mevlani e quajti Ledjanën “njeri pishmanli” e inatçore pasi ndarja e tyre erdhi si pasojë që ajo e bllokoi në rrjete sociale duke mos dhënë asnjë shpjegim para dhe as pas këtij veprimi.

Ndërsa, së fundmi ish-konkurentja i plasi ‘bombën’ këngëtarit.

Ajo postoi në InstaStory këngën “Ledjana” duke bërë të ditur se është e dikujt tjetër derisa Mevlani tha se e ka shkruar vetë, por duket se është vjedhur dhe autori i vërtetë nuk dihet ende, mirëpo që nga video e postuar dallohet zëri që është i dikujt tjetër. /Insajderi.com

 

Kjo e fundit  nuk u mjaftua me aq por shkroi edhe disa gjëra tjera rreth ish – të dashurrit duke thënë se ai ka hyrë për famë në program.

 

Ndërsa, Mevlani nuk ka reaguar mbi lajmin për këngën që ka bërë të ditur Ledjana. /Insajderi.com