Kënga që na riktheu Argjentina Ramosajn tani kolonë zanore e filmit të huaj

Kënga që na riktheu Argjentina Ramosajn tani kolonë zanore e filmit të huaj

Që nga debutimi i saj në vitin 2010, me këngën “Shpirt i mbytur” e cila u punua nga kantautori Flori Mumajesi, Ramosaj shpejt u bë një nga emrat më të preferuar të muzikës shqiptare, njofton Insajderi.

Kënga e re që na riktheu këngëtaren pas disa muajsh titullohet “Who Am I”, e realizuar në gjuhën angeleze. E parealizuar me videoklip, kënga u lansuar para tre javësh.

Së fundmi Argjentina ka bërë të ditur se kënga e saj do të jetë kolonë zanore e filmit me metrazh të shkurtër “River”, që pritet të publikohet së shpejti.

“Who Am I” përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti”, ka shkruar Argjentina në një postim në Instagram.

“River” është një film i zhanrit  thriller-psikologjik, i cili ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për një javë pas një udhëtimi në këmbë është në dyshim mes asaj çfarë është reale dhe ëndërr. Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ku luajnë aktore si Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose.

Një lajm i mrekullueshëm ky për artisten karriera e së cilat nuk ishte pa pauza. Pas debuitmit në vitin 2010 prurjet muzikore vazhduan në mënyrë konstante deri në vitin 2014. Më pas këngëtarja u shkëput për t’u rikthyer në vitin 2017 me këngën “Pse”.

Publikimi i materialeve të reja vazhdoi deri në korrik të vitit 2018 kur ajo sërish u shkëput. Këtë vit, këngëtarja erdhi sërish me një këngë të re në bashkëpunim me Young Zerkën për këngën “Pishman” dhe këngën që u zgjodh si kolonë zanore. /Insajderi.com