
Këngëtari i njohur, ish-anëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne raportohet se ka lënë alkoolin, nga frika se stili i shthurur i jetës, mund të shkatërrojë raportin me të birin e tij 3-vjeçar, Bear, njofton Insajderi.
Raporti erdhi nga e përditshmja britanike “The Sun”, burimi i së cilës tha: “Liam filloi ta tepronte pak. I kanë tërhequr vërejtjen dhe ai i ka marrë për bazë, dhe tani është në një rrugë më të mirë”.
“Më shqetësuesja për të ishte, kur i thanë që ta mendonte një herë e mirë nëse dëshiron të jetë pranë të birit”.
“Ishte një vërejtje e ashpër, ndoshta e ekzagjeruar, por e shtyu atë të jetë një baba më i përkushtuar”.
Bear është djali i Liam Payne me këngëtaren Cheryl. Ata u ndanë një vit pasi Bear erdhi në jetë. /Insajderi.com