Këngëtari i njohur arrestohet nën akuzat për keqpërdorim seksual

Këngëtari i njohur arrestohet nën akuzat për keqpërdorim seksual

R Kelly ndodhet në paraburgim pasi u arrestua në Çikago nën akuzat për keqpërdorim seksual. Ndaj tij rëndojnë 13 akuza, përfshirë pornografi dhe pengim të drejtësisë, sipas zyrës së Prokurorit të SHBA në Çikago.

Këngëtari përballet gjithashtu me  akuzat për keqpërdorim seksual. 52-vjeçari u arrestua nga policia e New York.

Për gati dy dekada R. Kelly, emri i vërtetë Robert Kelly, është akuzuar për keqpërdorim seksua.

Ai u vendos në qendër të vëmendjes me dokumentarin Surviving R. Kelly, ku tregoheshin histori mbi keqpërdorim seksuale të këngëtarit.

Në shkurt u akuzua për 10 akuza për abuzime të rënda penale seksuale. Por ai u vetëdeklarua jo fajtor dhe u lirua me kusht.

Pastaj në maj u akuzua për 11 vepra të tjera seksuale, që lidhen me sulmin seksual dhe abuzimin me të mitur të moshës 13 dhe 16 vjeç.

Nuk dihet ende nëse akuzat e reja janë të lidhura me të njëjtat raste.