Këngëtari kosovar, Genc Salihu, ka bërë para 22 orësh një status në profilin e tij në Facebook me emrin Ringo Salihu ku kritikon kulturën e bamirësisë që ka shpërthyer në tri ditët e fundit.
Ai ka thënë se “shumë njerëz po e shfrytëzojnë këtë situatë tragjike për me reklamu vetveten.”
Për ta ilustruar rastin ai ka përmendur Ermal Fejzullahun, i cili mbrëmë u njoftua se kishte vendosur t’i ndante 100 mijë euro për viktimat e tërmetit.
Salihu shkruan se “Nëse një këngëtar i njoftun i paska donu 100 mijë euro, sa pret ai që i kthehen prej këtij investimi kaq publik? Sa Saktë? EKZISTOJ NJI KUFI.”
Më tej, ai ka porostitur njerëzit që të bëjnë bamirësi pa ‘selfie’, pa reklamuar ndihmën që e bëjnë.
Më poshtë e keni statusin e plotë në gegnisht të këngëtarit Salihu:
“Me falni qe po e baj kete koment, po nuk po muj pa e shprehe gerdine me shume njerez qe po e shfrytezojne kete situate tragjike per me e reklamu vetveten. Nese nji kangetar i njoftun i paska donu 100 mije euro, sa pret ai qe i kthehen prej ketij investimi kaq publik? Sa sakte? EKZISTON NJI KUFI, njerez! Kufi i marres! Pervjelni manget me ndihmu, jo me bo selfie!”