Jeremih është lëshuar nga spitali pas komplikimeve të rënda nga COVID-19, siç raporton TMZ, transmeton Insajderi. Në komentet e dhëna për median, këngëtari tha:
“Së pari dhe më e rëndësishmja, unë do të doja të falënderoja Zotin dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Memorial Northëestern që më shpëtuan jetën. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës. Gjithashtu do të doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi për të gjitha lutjet dhe urimet e tyre. Një falënderim i veçantë për Chance The Rapper, 50 Cent dhe Diddy për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. Do të doja të falënderoja të gjithë fansat e mi dhe njerëzit në të gjithë botën që u lutën për mua. Po forcohem çdo ditë, dhe mezi pres të kaloj kohë me bijtë e mi”.
Më 15 nëntor, doli lajmi se këngëtari ishte e sëmurë rëndë dhe ishte shtruar në spital në Chicago.
Familja e Jeremih ofroi informacione në CNN disa ditë më vonë, duke konfirmuar që Jeremih ishte vendosur në një ventilator dhe duke inkurajuar fansat e tij të marrin seriozisht masat kundër COVID-19. /Insajderi.com