Këngëtari i njohur pëson sulm kardiak gjatë koncertit

Këngëtari i njohur pëson sulm kardiak gjatë koncertit

Këngëtari i grupit muzikor të njohur për fëmijë Greg Page ka pësuar një atak kardiak gjatë kohës që po jepte një koncert në Sidnei të Australisë.

Page u shtri në skenë pas 1 ore koncert. Grupi në Twitter ka shkruar se këngëtari është dërguar për kurim në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Grupi muzikor Wiggles u krijua në vitin 1991 dhe Page është anëtar dhe ideator i këtij grupi. Ai e la grupin në vitin 2006 për arsye shëndetësore për t’u kthyer sërish në 2012 dhe për t’u larguar prapë.

Të enjten këngëtari festoi ditëlindjen e tij të 48.