
Shawn Mendes është një prej këngëtarëve ndërkombëtarë më të pëlqyer, dhe numëron një numër të madh fansash.
Përpos sukseseve në muzikë, fansave iu ka interesuar edhe fytyra e pastër e tij duke e pyetur se çfarë përdorë.
Megjithatë, Mendes ka shokuar të gjithë fansat ku ka pranuar publikisht se nuk e lanë asnjëherë fytyrën e tij.
“Nuk gënjej kur ju them se unë nuk e laj fytyrën time. Unë meditoj shumë dhe mendoj se lëkura juaj ndikohet shumë nga mënyra se si ndiheni. Ti mund ta pastrosh fytyrën, por nëse ndiheni të lumtur, nuk do të keni asnjë problem me të edhe nëse se lani”, ka thënë ai teksa të gjithë kanë mbetur pa fjalë.
Fan: “Your skin always looks perfect, what’s your skincare routine?”
Shawn: “I’m not lying when I tell you guys that I don’t wash my face! I meditate a lot. I think skin is very based on how you’re feeling. You could rub dirt on your face & if you’re happy, you won’t break out!” pic.twitter.com/YF6ArJHl0t
— Shawn Mendes Updates (@MendesCrewInfo) April 16, 2019