Këngëtari i njohur vritet aksidentalisht gjatë xhirimeve të klipit të ri

Këngëtari i njohur Justin Carter ka vdekur pasi u qëllua me armë aksidentalisht, ndërkohë që po filmonte një video-muzikore. Ai ishte 35 vjeç.

Nëna e tij, Cindy McClellan, tha për Fox News se djali i saj po xhironte një klip në Houston, Texas, të shtunën, kur një armë në xhepin e tij shkrepi në cepin e syrit të tij.

“Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, tha ajo. Carter la pas dy vajzat, Dixie dhe Kaylee.