Këngëtari i njohur zhvishet në mes të performancës

Robbie Williams zhvishet në të brendshmet me figurë të tigrit

Këngëtari i njohur zhvishet në mes të performancës

Robbie Williams në të kaluarën ka dëshmuar një sens jo shumë të zakonshëm.

Ylli i X-Factor jo rrallë ka marrë vëmendjen e mediave për teket e tij që bien ndesh me shumë konstrukte sociale.

Gjatë një performance në Guadalajara të Meksikës, ai kishte zhveshur pantallonat dhe kishte vazhduar performancën e me të brendshme me figurën e tigrit.

Performancën e njejtë ai e kishte bërë në vitin 2000, në videoklipin e këngës “Rock DJ” që për kohën ishte konsideruar skandaloze.

Ndoshta Robbie kishte nevojë të dëshmonte që ende është i aftë të bëj këtë gjë, edhe pas pothuajse 20 vitesh.

44 vjeçari aktualisht është i angazhuar në turneun e tij “The Heavy Entertainment Show”.