Këngëtari japonez suspendohet nga puna për shkak të një lidhje jashtë martesore

Këngëtari japonez suspendohet nga puna për shkak të një lidhje jashtë martesore

Një këngëtar veteran japonez është pezulluar nga agjencia e tij pasi pranoi në një lidhje jashtë martesore.

Johnny & Associates thanë se sjellja “e pa menduar” e Masahiko Kondo meritonte “ndëshkim të rreptë”.

56-vjeçari që atëherë është ndaluar nga të gjitha angazhimet e punës.

Është e zakonshme që figurat publike në Japoni të përballen me censurë dhe ndëshkime të rrepta pasi një aferë të ekspozohet, por disa njerëz kanë vënë në dyshim pasojat profesionale të kësaj.

Lidhja e Z. Kondo u raportua për herë të parë nga një revistë thashethemesh javën e kaluar.

Johnny & Associates, një nga agjencitë më të fuqishme të talenteve në Japoni, thanë se si një burrë i martuar “sjellja e Z. Kondo ishte e pamenduar” dhe “nuk kishte vetëdije dhe ndjenjën e përgjegjësisë”.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm ne vendosëm që duhej ndëshkim i rreptë,” thuhet në një deklaratë.

Kondo, i cili ishte një idhull i J-Pop në vitet 1980, kishte kërkuar falje dhe kishte ofruar të tërhiqej për të reflektuar mbi sjelljen e tij dhe “për t’u bërë një person më i mirë”, shtoi agjencia./Insajderi.com

BBC News