Këngëtari në pritje të gjyqit për sulm dhe trafikim seksual, sulmohet në burg

Këngëtari në pritje të gjyqit për sulm dhe trafikim seksual, sulmohet në burg

Avokati i R. Kelly ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu, pasi ai dyshohet se u sulmua nga një i burgosur tjetër.

Steve Greenberg tha se klienti i tij ishte sulmuar në Qendrën Korrektuese Metropolitane të Chicago-s, ku Kelly është duke pritur gjyqin me akuzat e abuzimit seksual.

Shkalla e plagëve nuk dihet, tha Z. Greenberg në Twitter.

Kelly është deklaruar i pafajshëm për akuza të shumta duke përfshirë abuzimin e të miturve dhe trafikimin seksual.

Lajmet për sulmin e dyshuar u raportuan për herë të parë nga TMZ, i cili tha se një i burgosur filloi të “grushtonte” këngëtarin ndërsa ishte ulur në shtratin e tij.

I burgosuri ishte dukshëm i zemëruar për guvernatorin e burgut që ndaloi vizitat në qendër, në më shumë se një rast, për shkak të numrit të fansave të Kelly që protestonin jashtë objektit.

Kelly, i cili ishte një nga yjet më të mëdhenj të R&B të viteve 1990, ka qenë në burg për më shumë se një vit ndërsa pret gjyqin, me akuza të ngritura kundër tij në Illinois, Minnesota dhe New York. /Insajderi.com

Burimi: CNN