Këngëtari shqiptar dhe bashkëshortja e tij po shërohen nga Coronavirusi

Këngëtari shqiptar dhe bashkëshortja e tij po shërohen nga Coronavirusi

Në Kosovë, dita ditës numri i rasteve me Coronavirus është në rritje.

E së fundmi, një nga fytyrat publike që kontraktoi virusin ishte edhe këngëtari shqiptar, Skerdi Ago me bashkëshorten e tij, Vesën, njofton Insajderi.

Skerdi ka bërë të ditur se edhe pak ditë i mbesin deri në përfundim të karantinës, pasi janë në shërim e sipër.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetë-izolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, shkruan artisti në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti që në fund të tetorit festuan edhe përvjetorin e tyre, kanë një djalë njëvjeçar, Roin. /Insajderi.com