Me datë 29 korrik, këngëtari shqiptar dhe ish-anëtari i grupit PINT, Art Abazi njoftoi në llogarinë e tij në Instagram, se kishte kontraktuar Coronavirus-in, njofton Insajderi.
“Miq, pas problemeve shëndetësore nga dita e diel jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK, se unë kam rezultuar pozitiv në Covid-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti,”, kishte shkruar ai në një postim në Instastory.
Për dy javë ai qëndroi larg rrjeteve sociale duke mos postuar asgjë. Kurse sot, ai postoi një fotografi në llogarinë tij në Instagram, ku shfrytëzoi rastin t’i falënderonte të gjithë për mesazhet që i kishin dërguar.
“FALEMINDERIT për çdo mesazh…ju dua”, shkroi ai në postimin e tij, ku shumë ndjekës i uruan shëndet të mirë. /Insajderi.com