Këngëtari shqiptar mohon të jetë homoseksual: Më kanë kërcënuar komuniteti LGBT

Këngëtari shqiptar mohon të jetë homoseksual: Më kanë kërcënuar komuniteti LGBT

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo, ka befsuar së fundmi opinionin me një ngjarje të treguar në emisionin e tij, “Late Night”.

Ai ka thënë se në datën 17 maj, e cila njihet si dita e “Gay Paradës” në Tiranë, i kanë ardhur urime nga disa persona, me pretekstin se ai është homoseksual.

Megjithatë, një gjë të tillë ai e ka marrë me shaka, e ndërsa iu është përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë kështu, duke u thënë se nuk është i tillë, por edhe po të ishte nuk do ta fshihte.

“Miqtë e mi, nëse do të doja të isha gay do ishte i pari që do ta ndaja me ju me lumturinë më të madhe, për të të kërkuar dashurinë time të vërtetë, por nuk jam”, ka thënë këngëtari nga Shqipëria.

I njëjti më pas ka vazhduar të rrëfejë një ngjarje tjetër nga e kaluara, duke treguar se si kishte marrë kërcënime nga komuniteti LGBTI, të cilët me anë të mesazheve i kishin thënë të dalë hapur ashtu siç është.

“Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBTI, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur? Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti”, ka thënë Kastro Zizo. /Telegrafi/