Këngëtari shqiptar pjesë e albumit të ri të Ariana Grande

Këngëtari shqiptar pjesë e albumit të ri të Ariana Grande

Këngëtarja 27 vjeçare, Ariana Grande sapo ka publikuar albumin e saj më të ri me titull “Positions”, dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar, Albert Stanaj, që në publik njihet vetëm si Stanaj, njofton Insajderi.

Krijuesi i hitit “Romantic”, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi të gjithë ndjekësit se ai ka shkruar një nga këngët e Grandes.

“Ju kam thënë që kam qenë në heshtje. Jashtëzakonisht mirënjohës që jam pjesë e këtij projekti. Të gjithë ata që më mbështesin, faleminderit. Tani kemi me shumë këngë që janë rrugës”, shkruan Stanaj ndër të tjerash.

Në vitin, 2014, Stanaj u zhvendos në Kaliforni, ku së pari gjeti mbështetjen e artistit Drake. Katër vjet më vonë, ai bashkëpunoi me artistë të profilit të lartë si Afrojack dhe Ty Dolla $ign. /Insajderi.com