Këngëtari shqiptar takon Rihannën në New York

Këngëtari shqiptar takon Rihannën në New York

Festim Rama, i njohur me nofkën artistike ‘Kimi’, është një këngëtar i ri shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka realizuar ‘cover’ disa këngë të yjeve botërorë, e disa prej tyre ka pasur rastin që edhe t’i takojë nga afër.

Së fundmi, Kimi ka takuar këngëtarën me famë botërore, Rihanna, me të cilën ka publikuar edhe një fotografi gjatë qëndrimit të saj në New York.

“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, ka shkruar shqiptari në mbishkrimin e fotografisë.

Se ka një dashuri të madhe për Rihannën si artiste, këtë e dëshmon edhe vetë fakti se Kim më parë ka realizuar ‘cover’ një prej baladave të saj më të famshme, “Russian Roulete”./Insajderi.com