Këngëtari shqiptar zgjidhet për rolin kryesor në serialin më të ri turk

Këngëtari shqiptar zgjidhet për rolin kryesor në serialin më të ri turk

Me siguri të gjithë e mbani mend Bertan Asllanin, krijuesin e shumë hiteve si “Akoma të dua”, “’Kujt i thua xhan” dhe “Ilaç nuk gjej”. Prej vitesh Bertani jeton në Turqi ku vazhdon karrierën muzikore duke depërtuar shumë shpejt edhe në industrinë turke, njofton Insajderi.

Këngëtari para katër muajsh njoftoi për fejesën e tij me aktoren turke Hazall Senell, me të cilën kishte kohë që bashkëjetonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by bertanasllani (@bertanasllani)

Gjithçka po shkon mirë për këngëtarin si në rrafshin personal edhe atë profesional, ku së fundimi njoftoi fansat e tij se ai ka një rol të ri në një serial turk, njofton Insajderi.

Ditën e sotme ai ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serialit turk “Ogrenci Evi” (Shtëpia e studentëve). Bashkë me Baran Bölükbaşı, Zülal Sude Güler and Samet Kaan Kuyucu, Bertani do të ketë rol kryesor në serial.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by bertanasllani (@bertanasllani)

Rreth një viti më parë, Bertani u bë pjesë pjesë e serialit turk “Kimse Bilmez” (Askush nuk e di), jo si aktor por si kompozitor. /Insajderi.com