Këngëtari u rekomandon qeveritarëve të japin dorëheqje

Këngëtari u rekomandon qeveritarëve të japin dorëheqje

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë dhe marrjes së masave të reja kundër përhapjes së pandemisë, këngëtari Besart Halimi, ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook, të cilën më pas e ndau si ‘screenshot’ edhe në Instagram, njofton Insajderi.

Ai thotë se kjo qeveri nuk janë të aftë të menaxhojnë situatën, madje u rekomandon edhe dorëheqjen, duke shkruar, “Pse bre vlla s’po jepni kolektivisht dorëheqje! S’po dini me menaxhu situatën edhe pikë!”

Këngëtari që para tre muajsh lansoi këngën e tij më të fundit, “Pa fjalë”, jo rrallë ka reaguar për situatën në vend. /Insajderi.com