Këngëtari britaniko-pakistanez, Zayn Malik ka nxitur reagime në internet pasi i uroi fitoren së luftëtarit Khabib Nurmagomedov të shtunën, njofton Insajderi.
Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction” hyri në Twitter për të lavdëruar atletin pas triumfit të tij kundër Justin Gaethje.
“@UFC mashallah Khabib,” shkroi Zayn.
Përdorimi i fjalës ‘MashaAllah’ aty nxiti furi në rrjetet sociale në lidhje me besimin e këngëtarit pasi ai më parë kishte pohuar se nuk e identifikonte më veten si mysliman.
Disa ndjekës menduan se këngëtari i është rikthyer fesë ndërsa të tjerët e kritikuan atë për faktin se ai nuk ndjekë fenë myslimane dhe përdorë kësi termash.
Një përdorues tjetër, u përpoq të ofronte sado pak sqarim dukë thënë: “Të gjithë ju që po mbi reagoni në lidhje me ‘mashallah’, duhet të dini se edhe njerëz jo-myslimanë e thonë këtë. Të jem i sinqertë ka një dallim mes atyre që nuk paktikojnë fenë myslimane dhe ata që nuk janë myslimanë”. /Insajderi.com