Këngëtarit kosovar nuk i lejohet hyrja në Zvicër

Këngëtarit kosovar nuk i lejohet hyrja në Zvicër

17 Shkurti nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për këngëtarin Shpat Deda.

Ai e kishte paraparë një koncert në Zvicër për 17 Shkurt megjithatë organizimi ka dështuar.

Kjo për faktin se me të arritur, imigracioni zviceran nuk ua ka mundësuar hyrjen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Deda përmes një reagimi në rrjete sociale ku sqaron detajet teksa premton se do të përpiqen të bëjnë një organizim tjetër.

17 Shkurti i Shpatit kësaj radhe ishte mes aeroporteve. / Insajderi.com