
Ylli amerikan Lizzo ka ndezur një debat të pozitivitetit të trupit pasi ka postuar video të progresit të dietës së saj me 10 ditë.
Këngëtarja fituese e Grammy është lavdëruar më parë për qëndrimin e saj pozitiv për masat e trupit, duke festuar “vajzat më të mëdha” në këngë si Juice.
Tani në një seri videosh të Tik Tok, ajo ka treguar përpjekjet e saj për humbjen e peshës.
Shumë tifozë kanë vlerësuar përpjekjet e saj për arsye shëndetësore, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar yllin për inkurajimin e “kulturës së dietës”.
Biseda rreth peshës së Lizzo u rihap pasi ajo shfaqi rezultatet e saj të reja ditore të dietës, duke thënë se e kishte bërë atë të ndihej “e mahnitshme”.
Pas reagimit nga fansat, pozitivë dhe negativ, ajo u përgjigj me një video vijuese, duke shpjeguar se ishte “krenare për rezultatet” dhe se si “çdo vajzë e madhe duhet të bëjë gjithçka që dëshiron me trupat e saj”.
32-vjeçarja tha se dieta i ka përmirësuar gjumin, lëkurën dhe “paqen e saj të brendshme”, si dhe “stabilitetin mendor”.
“Jam po aq krenare për rezultatet e mia nga detoksi sa edhe jam me masën trupore dhe shtresat e barkut”, shtoi ajo në mbishkrimin e videos./Insajderi.com
BBC News