Këngëtarja Ariana Grande, e cila asnjëherë nuk i ka fshehur problemet me shëndetin mendor, ka dhuruar 1 milionë dollarë në mbështetje të atyre personave që përballen me probleme të tilla, shkruan SHQIP.
Ariana Grande ka dhuruar për të mbështetur këtë kategori, pasi vetë ajo e kupton këtë ndjenjë.
Këngëtarja po bashkëpunon me aplikacionin e terapisë dixhitale “BetterHelp” për të siguruar që sa më shumë njerëz të marrin ndihmë mjekësore për problemet e shëndetit mendor. Ata mund të përdorin emrin e saj si kod.
“E entuziazmuar që po punoj me @betterhelp për të dhuruar $1.000.000 terapi falas!”, shkroi Ariana në postimin e saj në Instagram.
Duke përdorur emrin e saj, ata do të përfitojnë terapi falas.
Me herët këngëtarja Grande ka folur për problemet e shëndetit mendor dhe dobinë e terapisë në tejkalimin e problemeve si ankthi dhe depresioni.