Këngëtarja detyrohet të nënshkruaj një urdhër ndalese ndaj adhuruesit që e gjeti të zhveshur në vaskën e saj

Këngëtarja detyrohet të nënshkruaj një urdhër ndalese ndaj adhuruesit që e gjeti të zhveshur në vaskën e saj

Këngëtarja Charli XCX e ka gjetur një fans të saj të obsesionuar me të, të zhveshur duke e pritur në vaskën brenda tualetit të saj. Prandaj ajo u detyrua të thërrasë policinë dhe të ndërmarr një urdhër ndalese ndaj tij.

Ky adhurues nuk ka qenë për herë të parë në shtëpinë e saj. Ai kishte tentuar edhe më parë të hynte në shtëpinë e saj, ndërsa herën e fundit, ai ishte zhveshur dhe ishte future në vaskën e saj. Më pas ajo kishte kuptuar që ai kishte hyrë edhe në dhomën e saj të gjumit, shkruan Dazed, raporton Insajderi.

Edhepse Charlie nuk kishte qenë në shtëpi atë ditë, incidenti ishte filmuar nga kamerat e sigurisë dhe si përfundim adhuruesi përfundoi i arrestuar. Dëshmitë në gjykatë treguan që ai i kishte dërguar shumë mesazhe obsesive dhe shqetësuese në mediat sociale.

Sipas urdhërit të përkohëshëm, adhuruesi është i obliguar t’i qëndrojë larg Charlie larg rreth 100 metra, larg saj si person, shtëpisë së saj, makinës dhe vendit të punës./Insajderi.com