Shumë të famshëm kanë mundësinë të punësojnë një shofer personale. Me të ardhura të larta, ata gjithashtu mund të përballojnë makina të shtrenjta e më tepër. Në anën tjetër, një këngëtare shumë e famshme, hyri të testin e vozitje plot 20 herë, derisa e kaloi.
Selena Gomez është e talentuar, por kur erdhi puna për drejtimin e makinës, ajo zbuloi se do i duhej shumë punë e përkushtim, shkruan The Independent, transmeton Insajderi.
Ylli i ri ishte shumë e zënë me karrierën e saj të aktrimit dhe muzikës për t’u përqendruar në marrjen e patentës kur ishte në moshën ligjore. Gomez më në fund bëri testin e vozitjes në Kaliforni, por iu deshën 20 herë para se të mund të kalonte. Testi i parë ishte në vitin 2008 dhe i fundit në 2010.
Në të kaluarën, këngëtarja bënte shaka për kohën që i duhej për të marrë patentën e saj. Ajo dështoi aq shumë herë sa e zhvilloi atë që të ishte një shofere e sigurt.
Gomez tani ka një numër makinash në garazhin e saj për të praktikuar vozitjen. Koleksioni i saj përfshin një Porsche, BMW, Mini Cooper dhe një Vespa Buddy 125. /Insajderi.com