
Këngëtarja e njohur, Donika Shabani e njohur me emrin artistik ‘Nika’, ka realizuar sot këngën e saj baladë.
Ajo para këtij projekti ka publikuar dy këngë të zhanrit rep, e me të cilat ka ngjallur rivalitet me këngëtaret e po këtij zhanri. Kënga e realizuar sipas saj është ‘diss’ për ish të dashurin, e gjithashtu ka nxitur fansat e saj që ta përdorin me të njejtin qellim.
Këngëtarja ka qenë pjesë e disa kompanive, ndërsa tani ajo po bashkëpunon me ‘Pigeon Music’, pasiqë në të tjera kompani nuk e ka gjetur veten.