Adele me të dashur të ri menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti

Adele me të dashur të ri menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti

Pak ditë më parë është bërë e ditur së këngëtarja e njohur Adele i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.

Sipas disa burimeve për “People” dhe “E!” arsyeja e ndarjes ngjason shumë me atë të Lady Gaga-s. Duke qenë se Adele së fundmi i duhej t’i dedikohej me kohë të plotë profesionit të saj, kjo ndikoi në zbehjen e marrëdhënies që kishte me partnerin.

Pavarësisht kësaj, këngëtarja ka vazhduar jetën përpara duke filluar menjëherë një lidhje të re pasi që është parë duke u puthur me të dashurin e ri në Neë York.

Një burim ka pohuar për “Daily Star” se këngëtarja u ka thënë personave të afërt që tanimë ajo është e divorcuar dhe po mundohet të normalizohet me jetën e re.