Këngëtarja e njohur ndihet e bekuar në datëlindjen e 42-të

Këngëtarja e njohur ndihet e bekuar në datëlindjen e 42-të

Nicole Scherzinger tregoi figurën e saj fenomenale në bikini të kuqe ndërsa festoi datëlindjen me të dashurin Tom Evans, 35-vjeç, në Portugali.

Ajo festoi datëlindjen e 42-të me një shëtitje romantike në perëndimin e diellit.

Nicole i kënaqi fansat e saj me një numër të madh të regjistrimeve, të cilat shprehen se “edhe pse është një vit më e vjetër, ajo kurrë nuk është ndier aq mirë!”

Ish-anëtarja e jurisë së X-Factor dukej e kënaqur në anije me gjysmën tjetër të saj, ku ajo pozonte si për selfie, ashtu edhe për disa foto më pak tërheqëse, transmeton KosovaPress.

Ajo shënoi fotografitë e saj me mesazhin: “Një vit më të vjetër, dhe kurrë nuk jam ndier aq mirë! Faleminderit të gjithëve për urimet e datëlindjes. Dashuria dhe mirënjohja juaj mbushën zemrën time. Jam shumë e bekuar! ” /Insajderi.com